image Arrijnë në Kosovë forca shtesë të EULEX-it
[wp-story id="814678"]

Siguri

Arrijnë në Kosovë forca shtesë të EULEX-it

news image

Në Kosovë sot kanë arritur forca shtesë të EULEX-it që u paralajmëruan më 14 mars të këtij viti.

Kjo është bërë e ditur nga vetë EULEX-i përmes një postimi në Facebook, duke njoftuar se këto forca janë nga Portugalia dhe Franca.

“Xhandarmët ????????portugezë???????? dhe ????????francezë???????? të Njësisë Rezervë të Policisë tonë të Specializuar arritën sot në ????????Kosovë????????”, thuhet në njoftim.

Më 14 mars të këtij viti EULEX pati njoftuar se një Njësi Policore e Specializuar Rezervë e përbërë prej 92 pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmerisë (EUROGENDFOR) nga Portugalia, Franca dhe Italia do të zbarkojë përkohësisht në Kosovë gjatë javëve në vijim për të përforcuar kapacitetet e Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it (NjPS).

/Gazeta Sinjali/