image Arrijnë në Izrael për shërim tre fëmijë nga Kosova

Shëndetësi

Arrijnë në Izrael për shërim tre fëmijë nga Kosova

news image

E ngarkuara me punë në Izrael nga Kosova, Ines Demiri, ka njoftuar se tashmë kanë arritur tre fëmijë për shërim atje nga Kosova, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi, Demiri ka falënderuar organizatën “Save Child’s Hearts” për mundësimin e trajtimit të tyre.

“Dje fëmijët tanë së bashku me nënat e tyre arritën në Izrael, me emocione të përziera shqetësimi dhe shprese. Save Child’s Heart faleminderit për afrimin e zemrave dhe shpëtimin e tyre. Ambasada e Kosovës do të ketë një udhëtim të gjatë me Erandën, Rrustemin dhe Endritin gjatë qëndrimit të tyre në Izrael”, ka shkruar Demiri./Gazeta Sinjali/