Humanisti dhe këngëtari Labinot Tahiri ka njoftuar se kanë arritur aparaturat të cilat prodhojnë oksigjen, shkruan Gazeta Sinjali.
Tahiri bëri të ditur se nga nesër do të fillojnë shpërndarjen e tyre nëpër komuna, ndërsa Spitali i Gjakovës do të vizitohet së pari pasi që gjendja atje është më e rëndë.
“Faleminderit Zotit dhe njerëzve që besojnë se të paktën ne mund të bëjmë diçka në ditët e vështira. Sot arritën aparaturat të cilat prodhojnë oksigjen, kurse nga nesër do i shoh komunat të cilat nuk kanë një të tillë. Besoj se në Gjakovë do të shkoj fillimisht për shkak të gjendjes së rëndë atje”, shkroi ai në Facebook./Gazeta Sinjali/