AC Milan raportohet se ka siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit anglez, Fikayo Tomorit, transmeton Sporti në Sinjali.
Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romanos, kjo marrëveshje do mbyllet në javën e ardhshme.
24 vjeçari do t’i bashkohet ‘Rossonerëve’ si i huazuar nga Chelsea deri në fund të sezonit.
Pas përfundimit të sezonit, Milani do ketë të drejtën e blerjes për 30 milionë euro, por kjo nuk është e obligueshme.
Për testet mjekësore dhe finalizimin e marrëveshjes, Tomori do udhëtojë drejt Milanos në ditët e ardhshme.