image Mandzukic edhe më afër Milanit, këto janë lajmet e fundit nga Italia

Futboll

Mandzukic edhe më afër Milanit, këto janë lajmet e fundit nga Italia

news image

Mario Mandzukic është ende në kërkim të skuadrës të re, teksa raportohet se mund të rikthehet në Serie A, transmeton Sporti në Sinjali.

Që nga korriku i vitit të kaluar, sulmuesi kroat është pa skuadër. Mirëpo, 34 vjeçari shumë shpejt mund të bëhet me skuadër të re.

‘Di Marzio’ shkruan se tashmë marrëveshja mes Milanit dhe lojtarit është shumë afër finalizimit.

Ish-sulmuesi i Juventusit pritet që të nëshkruajë kontratë të vlefshme për 6 muaj me ‘Rossonerët’, por me mundësi vazhdimi nëse ai regjistron paraqitje të mira me fanellën kuq e zi.

‘Di Marzio’ gjithashtu shkruan se Mandzukic momentalisht ndodhet në Zagreb, por është në gjendje të mirë fizike dhe i gatshëm për aventurën e re.

/Sporti në Sinjali/.