image Arrihet marrëveshja mes Barcelonës dhe Araujos për rinovim të kontratës, Romano zbulon detajet

Futboll

Arrihet marrëveshja mes Barcelonës dhe Araujos për rinovim të kontratës, Romano zbulon detajet

news image

Ronald Araujo do të mbetet i lidhur me Barcelonën edhe për disa vite.

E ardhmja e mbrojtësit uruguaian te katalunasit ishte në dyshim, pasi fillimisht u raportua se ai nuk do të rinovojë kontratën me klubin.

Por, gazetari italian dhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, ka zbuluar se palët kanë rënë dakord për rinovim të kontratës para dy javësh.

Sipas tij, tani është vetëm çështje kohe se kur do të përgatitet kontrata e re me detajet e plota dhe pastaj të njoftohet zyrtarisht.

23-vjeçari do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026, teksa klauzola e tij e lirimit do të jetë 1 miliard euro.

Ronald Araujo është pjesë e Barcelonës nga viti 2018, teksa më 2020 iu bashkua skuadrës së parë

/GazetaSinjali/