Qendërmbrojtësi spanjoll, Eric Garcia, raportohet se do rikthehet në ‘Camp Nou’ gjatë verës, transmeton Sporti në Sinjali.
Garcia vlerësohet si një nga qendërmbrojtësit me perspektivë të madhe, teksa tash e një kohë po kërkohet nga Barcelona.
Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, marrëveshja tashmë është arritur dhe spanjolli do rikthehet te ish-skuadra e tij gjatë verës.
Kësisoj, 20 vjeçari do t’i bashkohet skuadrës katalunase si lojtar i lirë, pasi që kontrata me Manchester Cityn i skadon më 30 qershor.
Ndryshe, Eric Garcia është produkt i klubit të Barcelonës.