Chelsea dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje për Pierre-Emerick Aubameyang dhe Marcos Alonso.
Klubi anglez do t’i paguajë Barcelonës një tarifë prej 14 milionë eurosh, plus në të do të përfshihet mbrojtësi i majtë Marcos Alonso i cili do të transferohet tek klubi blaugranas.
Aubameyang do të udhëtojë sonte për në Londër dhe do të nënshkruajë kontratë dy-vjeçare, me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Ndërkohë, Marcos Alonso tashmë ndodhet në Spanjë për t’i kryer testet mjekësore dhe më pas për të nënshkruar kontratën tre-vjeçare.