Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi, ka marrë përkrahjen dy partive politike në këtë komunë.
Idrizi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Partinë Demokratike Turke të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për garën e balotazhit ndaj LDK-së.
Lajmi e ka bërë të ditur vetë Idrizi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, teksa ka falënderuar dy partitë.
“Të zotuar në qeverisje të mirë, duke harmonizuar programet tona për Vushtrrinë e me besim se do arrijmë të zhvillojmë më shumë qytetin tonë e të krijojmë vende të reja të punës kemi arritur koalicionin me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës – AAK dega në Vushtrri”, ka shkruar kandidati për kryetar.
“Do të rrugëtojmë së bashku me Partinë Demokratike Turke të Kosovës, KDTP, pasi kjo parti ka vendosur që fuqishëm të më përkrahë mua në garën për kreyetar komune. Kjo përkrahje tregon besimin e madh që KDTP-ja ka për ne”, shtoi ai./GazetaSinjali/