Një femër në Lipjan është arrestuar dje nga policia për shkak se ka kanosur ish të dashurin e saj.
Policia njofton se pas intervistimit e njëjta është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka kanosur ish të dashurin e saj. E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/