image Arrestohet Xhabir Zharku, Prokuroria jep detaje

Drejtësi/ Arrestohet Xhabir Zharku, Prokuroria jep detaje

news image

Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku është arrestuar sot nga Policia e Kosovës. Siç mëson Gazeta Sinjali arrestimi i tij është bërë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Lajmin për arrestimin e Zharkut e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.

“Po e konfirmojnë që është i arrestuar. Arsyeja e arrestimit është urdhërarresti i lëshuar ndaj tij”, tha Jashari për Gazetën Sinjali.

Jashari shtoi se ndaj tij është caktuar edhe masa e ndalimit prej 48 orësh.

Kujtojmë se më 21 prill të vitit 2011, Gjykata e Qarkut në Prishtinë e kishte shpallur Xhabir Zharkun fajtor për kryerjen e veprave penale “Të detyrimit” dhe “Të posedimit të paligjshëm të armës”. Ai ishte dënuar me tre vjet burgim dhe i ishte shqiptuar gjoba prej 1,500 eurosh. Zharku u largua nga Kosova duke i ikur kështu shkuarjes në burg.

Zharku, kishte jetuar lirshëm në Suedi, derisa Suedia kishte njoftuar autoritetet kosovare se nuk mund ta ekzekutoj dënimin në këtë shtet sepse s’ka marrëveshje ndërshtetërore.

Madje gjatë viti 2018 Zharku kishte vizituar edhe Kosovën./Gazeta Sinjali/