image Arrestohet vushtrriasi që gjuajti me armë zjarri për ndërrim të motmoteve

Kosovë

Arrestohet vushtrriasi që gjuajti me armë zjarri për ndërrim të motmoteve

news image

Në orët e para të 1 janarit, policia ka arrestuar një person për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri.

Atij i është konfiskuar arma, ndërsa pas intervistimit është liruar.

Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi qe i njëjti ka shtënë me arme zjarri. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën ‘Ekol’ me një karikator të zbrazët dhe dy gëzhoja. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë  të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/