Në orët e para të 1 janarit, policia ka arrestuar një person për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri.
Atij i është konfiskuar arma, ndërsa pas intervistimit është liruar.
Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi qe i njëjti ka shtënë me arme zjarri. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën ‘Ekol’ me një karikator të zbrazët dhe dy gëzhoja. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/