image Arrestohen tre persona që dyshohet se grabitën në një pompë derivatesh në Vitomiricë

Siguri

Arrestohen tre persona që dyshohet se grabitën në një pompë derivatesh në Vitomiricë

news image

Në Vitomiricë të Pejës është raportuar për një grabitje në një pompë të derivateve, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas viktimës, tre persona të maskuar dhe të armatosur ia kanë marrë të hollat dhe telefonin personal nga xhepi, pastaj të njëjtit kanë hyrë në zyrë dhe i kanë grabitur të holla nga zyra e pompës se derivateve.

Të dyshuarit gjatë grabitjes e kanë goditur viktimën të cilit i kanë shkaktuar lëndime dhe të njëjtit më pas janë larguar në drejtim të panjohur.         

Gjatë hetimeve të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, Policia e Kosovës njofton se është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre të dyshuarit ndërsa një i dyshuar i njohur për Policinë gjendet në arrati.

Të arrestuarit janë F. O. lindur më 1985, F.R. lindur më 1995 dhe O.H. lindur më 1999. /Gazeta Sinjali/