image Tmerrohen në mes të rrugës dy të rinj në Pejë/ Një burrë del nga kombi dhe i rrah keq, Policia e kap në flagrancë - Sinjali

Tmerrohen në mes të rrugës dy të rinj në Pejë/ Një burrë del nga kombi dhe i rrah keq, Policia e kap në flagrancë

news image

Mesditën e së premtes, njësitet policore të cilat po patrullonin te shkolla fillore e mesme e ulët ‘7 shtatori’ në Vitomiricë të Pejës, kanë kapur në flagrancë një person teksa u vërsul për t’i sulmuar fizikisht dy të rinj të moshave 19 dhe 18-vjeç, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se policët kishin parë 40-vjeçarin e dyshuar (emër i njohur për redaksinë), i cili doli me shpejtësi të madhe nga automjeti në të cilin ndodhej dhe pa ndonjë arsye ka sulmuar 19-vjeçarin duke e goditur me grusht në fytyrë.

I njëjti nuk ishte ndalur me kaq, pasi që kishte filluar ta godas me grushte edhe 18-vjeçarin, i cili ishte bashkë me viktimën tjetër.

Me të parë gjithçka që po ndodhte, intervenimi i Policisë ka qenë i menjëhershëm, me ç’rast kanë arritur që situatën ta vënë nën kontroll, ndërsa 40-vjeçarit t’ia vënë prangat në duar, për ta dërguar më pas në Stacion Policor ku edhe u intervistua.

Po ashtu në Polici janë shoqëruar edhe dy të rinjtë që u sulmuan, të cilët janë intervistuar lidhur me rastin, teksa kanë refuzuar tretmanin mjekësor me arsyetimin se nuk kanë nevojë të trajtohen.

Sinjali mëson se Prokuroria do të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore që të zbardhen rrethanat e ngjarjes për rastin ‘Lëndim i lehtë trupor’, që u iniciua ndaj 40-vjeçarit, i cili u dërgua në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin