image Arrestohet Togeri i Policisë, Prokuroria e Gjilanit urdhëron ndalimin prej 48 orësh

Siguri

Arrestohet Togeri i Policisë, Prokuroria e Gjilanit urdhëron ndalimin prej 48 orësh

news image

Mbremë rreth orës 23:00, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar Togerin Sh.A., (emër i njohur për redaksinë), i cili dyshohet se me datën 07 prill 2020 ka kryer veprën penale “Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”, e sanksionuar me nenin 250 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe e dënueshme me burgim deri në dy vjet, raporton Gazeta Sinjali.

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurores kujdestare të Prokurorisë Themelore në Gjilan, është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, mëson Gazeta Sinjali.

Kujtojmë se arrestimi i zyrtarit policor është në vazhden e masave të paralajmëruara nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, i cili me daten 20 mars 2020 kishte paralajmeruar masa të ashpëra, deri në arrestim për të gjithë ata që nuk i respektojnë vendimet e qeverisë dhe masat mbrojtëse të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit./Gazeta Sinjali/