image Arrestohet njëri nga të dyshuarit për sulm seksual ndaj dy të miturave në Kamenicë

Siguri

Arrestohet njëri nga të dyshuarit për sulm seksual ndaj dy të miturave në Kamenicë

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar se dy të mitura janë shfrytëzuar seksualisht në fshatin Berivojcë të Kamenicës dhe se për këtë rast, të cilësuar si “Sulm seksual” janë të dyshuar një pjesëtar i komunitetit rom dhe një i atij turk në Kosovë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ka njoftuar se është arrestuar njëri nga të dyshuarit për këtë vepër.

Sinjali mëson se në prangat e policisë ka rënë shtetasi turk, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/