image Arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin në të cilin vdiq Albert Krasniqi

Siguri

Arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin në të cilin vdiq Albert Krasniqi

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar shoferi i cili shkaktoi aksidentin në Malishevë, ku humbi jetën zyrtari i Nisma Socialdemokrate, Albert Krasniqi.

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës thuhet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, e pastaj vetura e ka goditur shtyllën.

“Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, në të cilin kishte qenë e përfshirë një veturë me targa vendore. Dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke drejtuar automjetin si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me gjendjen e rrugës kishte humbur kontrollin mbi automjet ku si pasojë është goditur me një shtyllë. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kishte pësuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët meshkuj kosovarë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga pasagjerët ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e policisë. /Gazeta Sinjali/