image Arrestohet shoferi që goditi për vdekje 21-vjeçarin në Drenas

Siguri

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje 21-vjeçarin në Drenas

news image

Është arrestuar shoferi i veturës që goditi për vdekje 21-vjeçarin në Drenas.

Në raportin e Policisë thuhet se shoferi është dërguar në mbajtje. Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30.

“Ka ndodhur një aksident trafiku, derisa ngasësi mashkull kosovar me veturën e tij dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka ndërruar jetë. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/