image Arrestohet shefi i policisë së burgut të Drenovës në Shqipëri

Shqipëri

Arrestohet shefi i policisë së burgut të Drenovës në Shqipëri

news image

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në burgje të Shqipërisë, ka arrestuar shefin e policisë së burgut të Drenovës.

Sipas informacioneve, Mariglen Kadiu ka ushtruar të njëjtin funksion në burgun e Peqinit më herët prej vitesh. Ai është arrestuar për shkak të një çështje që i përket këtij institucioni.

Dyshimet janë që mund të ketë lidhje me ngjarjet e fundit të ndodhura në burgun e Peqinit. Ai është lënë në arrest shtëpie nga gjykata.

Kadiu ka marrë detyrën e shefit të policisë në IEVP Drenovë rreth 8 muaj më parë. Pritet informacion zyrtar nga SHKB lidhur me rastin./A2cnn

/GazetaSinjali/