Është arrestuar roja i dyqanit te “Kthesa e Kamzës” në Tiranë, pasi që nuk i lajmëroi as eprorët dhe as pronarin, ani pse e pa se dy persona gjuajtën me armë zjarri në drejtim të dyqanit.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, bëhet fjalë për 66-vjeçarin Perlat Meshi, i punësuar si polic privat në objektin e vënë në shënjestër të të shtënave.
Roja ka parë dy persona me motor që hapën zjarr mbi dyqanin, por nuk ka lajmëruar as eprorët dhe as të zotin e dyqanit.
Lidhur me ngjarjen policia njoftoi ditën e djeshme se rreth orës 08:25 të së martës, është njoftuar salla operative nga shtetasi S.A., pronari i një dyqani elektro-shtëpiake Zanussi, ku pretendon se tek dera e dyqanit, ka gjetur disa gëzhoja armë zjarri dhe xhamin e derës të thyer.
Aktualisht vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve./Gazeta Sinjali/