Policia në Los Anxhelos e ka arrestuar mbrëmë reperin Offset, i dyshuar për armëmbajtje pa leje.
Arrestimi i tij u bë në një qendër tregtare, pasi autoritetet lokale u njoftuan se ai po qarkullon i lirë.
Video e arrestimit të tij u bë shumë shpejt virale në internet. Por, reperi u lirua menjëherë, pasi sipas policisë e gjitha ishte një keqkuptim.
Pas lirimit, Offset shkoi të performonte në një koncert, në të cilin e shoqëroi edhe bashkëshortja e tij, reperja e njohur, Cardi B.
Prej vitit 2017, Cardi B dhe Offset i kanë dhënë fund beqarisë dhe janë prindër të lumtur të një vajze që e kanë pagëzuar me emrin Kulture./Gazeta Sinjali/