image Arrestohet pronari i një furre në Gjakovë, shërbeu kafe dhe pije në lokal

Kosovë

Siguri/ Arrestohet pronari i një furre në Gjakovë, shërbeu kafe dhe pije në lokal

news image

Policia e Kosovës e ka arrestuar pronarin e një furre të bukës në Gjakovë (emër i njohur për redaksinë), pasiqë i njëjti shërbeu kafe dhe pije të tjera në lokalin e tij, duke shkelur kështu masat e qeverisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Nusert Gjurkaj, zëdhënësi i polcisë për rajonin e Gjakovës.

Gjurkaj tha se pronari i cili u arrestua shërbeu kafe e pije tjera brenda lokalit të tij, për çka me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim policor.

“Është arrestuar sot dhe me urdhër të prokurorit është në ndalim policor. Ka shërbyer me kafe edhe pije të tjera brenda lokalit, nuk e ka respektu urdhërin që edhe nëse bëhet shërbimi të bëhet në pjesën e jashtme. Domethënë brenda lokalit ka shërbyer”, tha Gjurkaj. /Gazeta Sinjali/