H.A., profesor në gjimnazin ‘Eqrem Çabej’ në Vushtrri, është arrestuar sot nga policia nën dyshimin për ngacmim seksual ndaj një nxënëse, raporton Gazeta Sinjali.
Rastin në polici e ka denoncuar nxënësja e tij, nën moshën 18-vjeçare, bëjnë të ditura burime të besueshme të Gazetës Sinjali.
Ndaj profesorit H.A., (emër i njohur për redaksinë) është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitrovicës.
“Mund të konfirmojmë që është arrestuar një person, dyshohet për ngacmim seksual. Me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, konfirmoi Zahiti për Gazetën Sinjali. /Gazeta Sinjali/