Policia në Gjilan ka konformuar për Gazetën Sinjali se ka arrestuar policin e dyshuar që e qëlloi për vdekje një qytetar në Gjilan.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka bërë të ditur se ai është ndaluar në stacionin policor për 48 orë ndërsa lidhur me rastin do të merret Inspektorati Policor i Kosovës.
Polici i dyshuar është me inicialet V.H. Ai shtiu me armë zjarri ndaj viktimës L.S. duke e lënë të vdekur në vendin e ngjarjes.
Gazeta Sinjali merr vesh se i dyshuari është pjesëtar i Policisë me detyrë në Prishtinë ndërsa ende nuk janë bërë të ditura motivet.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 05:00 në rrugën “Nato`99” në Gjilan.
Gazeta Sinjali e cila njoftoi ekskluzivisht për këtë ngjarje, do të ju mbaj të informuar lidhur me këtë rast. /Gazeta Sinjali/