Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 81 janë plagosur në një shpërthim në një zonë të frekuentuar në qendër të Stambollit, kanë thënë autoritetet turke.
Dhe tani siç raportohet, një i dyshuar tani është arrestuar, ka thënë shefi i policisë turke, përkatësisht ministri i Brendshëm.
Suleyman Soylu ka bërë të ditur se një person i dyshuar se kishte lënë bombën ishte arrestuar nga policia dhe akuzoi Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) për përgjegjësi.
PKK është një grup militant që bën thirrje për një shtet të pavarur kurd brenda Turqisë. BE dhe SHBA e konsiderojnë atë si një organizatë terroriste, shkruan BBC.