“Pasha fëmijët ka me të vra”, dyshohet se janë fjalët e një personi që Policia thotë se e ka kërcënuar një komisioner, gjatë ditës së djeshme për zgjedhje, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson nga burimet se incidenti ka ndodhur në një pikë votimi në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan.
Burimet i thanë Sinjalit se është arrestuar i dyshuari pasi në Qendrën e vendvotimit ka penguar dhe ka kanosur komisionerin që po kryente punën e vet. /GazetaSinjali/