image Arrestohet personi i tretë për plagosjen në Pejë

Kosovë

Policia/ Arrestohet personi i tretë për plagosjen në Pejë

news image

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë në Pejë.

Përmes një komunikate për medie, policia në Pejë ka njoftuar se ka arrestuar edhe personin e tretë për këtë rast, ndërkaq është në kërkim edhe një person tjetër përfshirë në këtë incident, identiteti i të cilëve është i njohur për forcat e rendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Rreth orës 12:43 të ditës së sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në rrugën “Nëna Terezë” në Pejë ku për pasojë mbeti i plagosur një person. Ai është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për trajtim të mëtutjeshëm dhe sipas ekipit mjekësor gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. /Sinjali/