Policia e Deçanit ka arrestuar sot një person të kërkuar nga organet e rendit dhe drejtësisë për vuajtje të dënimit, merr vesh nga burimet Gazeta Sinjali.
Arrestimi i tij është bërë sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Isniq.
I dyshuari me inicialet A. J është i moshës 31 vjeçare. Ai kishte pasur tri urdhëresa për vuajtje të burgimit për shkak të veprave penale në kundërshtim me ligjet e aplikuara në Kosovë, “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”.
Policia e ka dërguar të dënuarin për vuajtjen e dënimit në Burgun e Dubravës në kohëzgjatje prej rreth një vit e gjysmë./Gazeta Sinjali/