image Arrestohet personi i kërkuar në Prishtinë

Siguri

Arrestohet personi i kërkuar në Prishtinë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar sot në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ishte arrestuar në rrugën “Vushtrria” në Prishtinë teksa ishte duke vozitur veturën e tij,

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orë 16:45 policia ka ndaluar të dyshuarin në rrugën “Vushtrria” në Prishtinë  Përderisa i njëjti ishte duke vozitur një veturë me targë Kosove.

Ky i dyshuar pasi është ndaluar nga policia është arrestuar pasi që  ka qenë i kërkuar me fletarrestim nga Gjykata, dhe i njëjti pas ndalimit është proceduar më tej”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/