Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar sot në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai ishte arrestuar në rrugën “Vushtrria” në Prishtinë teksa ishte duke vozitur veturën e tij,
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orë 16:45 policia ka ndaluar të dyshuarin në rrugën “Vushtrria” në Prishtinë Përderisa i njëjti ishte duke vozitur një veturë me targë Kosove.
Ky i dyshuar pasi është ndaluar nga policia është arrestuar pasi që ka qenë i kërkuar me fletarrestim nga Gjykata, dhe i njëjti pas ndalimit është proceduar më tej”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/