image Arrestohet personi i katërt për plagosjen në Pejë

Kosovë

Policia/ Arrestohet personi i katërt për plagosjen në Pejë

news image

Për plagosjen që ndodhi ditë më parë në Pejë, policia ka arrestuar personin e katërt, raporton Gazeta Sinjali.

“Policia e Kosovës- Hetuesit Rajonal pranë Drejtorisë Rajonale në Pejë pas një pune intensive operativo-hetimore, me datë 17.09.2019, kanë arritur që ta arrestojnë edhe personin e katërt të dyshuar të rastit të plagosjes”, njofton policia, transmeton Gazeta Sinjali.

Me vendim të Prokurorit të shtetit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Rasti kishte ndodhur në rrugën “Nëna Terezë” në Pejë.

/Gazeta Sinjali/