Për plagosjen që ndodhi ditë më parë në Pejë, policia ka arrestuar personin e katërt, raporton Gazeta Sinjali.
“Policia e Kosovës- Hetuesit Rajonal pranë Drejtorisë Rajonale në Pejë pas një pune intensive operativo-hetimore, me datë 17.09.2019, kanë arritur që ta arrestojnë edhe personin e katërt të dyshuar të rastit të plagosjes”, njofton policia, transmeton Gazeta Sinjali.
Me vendim të Prokurorit të shtetit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Rasti kishte ndodhur në rrugën “Nëna Terezë” në Pejë.