image Arrestohet personi i dytë për posedim të narkotikëve

Siguri

Arrestohet personi i dytë për posedim të narkotikëve

news image

Gjatë ditës së sotme është arrestuar edhe personi i dytë B.Sh, që lidhet me rastin e muajit gusht të këtij viti ku ishte arrestuar personi i dyshuar S.M, për posedim të narkotikëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur i arrestuari dyshohet për veprën penale “Blerja, Posedimi, Shitja ose Shpërndarja e Paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Policia njofton se gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dytë B.Sh janë sekuestruar: një qese najloni e mbushur me substancë në formë pluhuri ngjyrë kafe dyshuar për  narkotik në cilësi të provave materiale, një njëqind e tridhjetë e tetë (138) qese najloni të mbushura me substancë në formë pluhuri ngjyrë kafe e dyshuar për narkotik të llojit Heroin, me peshë 15 gram, para të gatshme 145 euro dhe 30 Franga, dy telefona mobil të llojit Samsung dhe dy letërnjoftima dhe një patentë shofer të personave tjerë që janë ndaluar nga i dyshuari në këmbim të marrjes së Heroinës.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë DHTN-Gjakovë, pas veprimeveoperativo hetimore, sot me datë 17.09.2021 ka realizuar një operacion policor, i cilin dërlidhet me rastin e njëjtë të realizuar në muajin gusht të këtij viti, ku ishte arrestuar personi i dyshuar (S.M), për posedim të narkotikëve.

Si rezultat i vazhdimit të hetimeve intensive, në bashkëpunim dhe koordinim me Gjykatën Themelore në Gjakovë, sot është arrestuar edhe personi i dytë (B.Sh.), nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale “Blerja, Posedimi, Shitja ose Shpërndarja e Paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dytë (B.Sh.) janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale:

-Një (1) qese najloni e mbushur me substancë në formë pluhuri ngjyrë kafe e dyshuar për narkotik të llojit Heroin, me peshë 15 gram,

-Po ashtu edhe njëqind e tridhjetë e tetë (138) qese najloni të mbushura me substancë në formë pluhuri ngjyrë kafe e dyshuar për narkotik të llojit Heroin, me peshë 15 gram,

– Para të gatshme (145) euro dhe (30) Franga,

– Dy (2) telefona mobil te llojit Samsung dhe

– Dy (2) letërnjoftim dhe një (1) patentë shofer të personave tjerë që janë ndaluar nga i dyshuari në këmbim të marrjes së Heroinës.

Në lidhje me rastin për veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i rastit, me vendim të të cilit edhe personi i dytë është dërguar në mbajtje. Policia e Kosovës vazhdon përkushtimin dhe angazhimin e sajë, në parandalimin e aktiviteteve kriminale, shkatërrimin e grupeve kriminale si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar. /GazetaSinjali/