image Arrestohet personi i dyshuar për dhunim të së miturës në një motel në Kamenicë

Kosovë

Prokuroria/ Arrestohet personi i dyshuar për dhunim të së miturës në një motel në Kamenicë

news image

Një person është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar një të mitur në një motel të Kamenicës.

Prokuroria Themelore në Gjilan njofton se personi në fjalë është ndaluar për 48 orë.

“Ekziston dyshimi i bazuar, që më 14 nëntor 2019, i dyshuari M.K. (1996), në fshatin Rogoqicë, komuna e Kamenicës, e ka takuar të dëmtuarën e mitur, e cila ka hypë në veturën e tij dhe janë nis në drejtim të Gjilanit, me ç’rast janë ndaluar në një motel në hyrje të qytetit, ku i dyshuari duke e shfrytëzuar pozitën e saj të ndjeshme dhe të pa mbrojtur, e ka detyruar që të kryej akt seksual, pa pëlqimin e saj”, thuhet në njoftim.

Prokurori i rastit, brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan, në afat prej 30 ditësh./Gazeta Sinjali/