image Arrestohet personi i cili kërcënoi deputetin Haxhi Shala

Kosovë

Siguri/ Arrestohet personi i cili kërcënoi deputetin Haxhi Shala

news image

Policia e Kosovës e ka arrestuar personin  me iniciale Sh.J., i cili dyshohet se e ka kërcënuar me jetë deputetin e NISMA-s, Haxhi Shalën.

Sipas policisë, deputeti Haxhi Shala ka pranuar mesazhe kërcënuese përmes rrjeteve sociale.

Postimi i plotë:

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda e PK-së, pas pranimit të informatës se dje, më 24.03.2020, një deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes rrjeteve sociale, ka pranuar një mesazh kërcënues për jetën e tij, sot më 25.03.2020, zyrtarët policor kanë kontaktuar deputetin në fjalë dhe ka filluar hetimet policore.

Hetuesit policorë, kanë identifikuar dhe më pas intervistuar të dyshuarin Sh.J. i cili dyshohet ta ketë kryer kanosjen, përmes rrjeteve sociale.

Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar është liruar, dhe rasti është proceduar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/