Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka prangosur një person të cilit gjatë kontrollit iu sekuestrua një revole dhe karikatori me 15 fishekë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Gjatë një pike kontrolli ne Autostradën “Ibrahim Rugova”, dalja Jug, kanë ndaluar veturën BMW me targa vendore, ku gjatë kontrollimit te vozitësit në çantën e krahut i kanë gjetur armën të cilën e posedon me leje, por me kartonin e poligonit me datë të skaduar. Patrulla ka sekuestruar armën ne cilësinë e provave materiale; Një Pistoletë dhe Një karikator me 15 copa fishkë“, thuhet në njoftimin e policisë.
Prokurori i Shtetit ka rekomanduar të iniciohet rasti në procedurë të rregullt.