Partia Socialdemokrate ka njoftuar se është arrestuar anëtari i tyre, Nol Nushi.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, nga PSD bëjnë me dije se Nushi është arrestuar sot rreth orës 16:00 dhe sipas tyre, arrestimi është bërë pa asnjë mbulesë legjitime.
Tutje në njoftim thuhet se sekretari organizativ i partisë është liruar më pas, por atij i është ndalur letërnjoftimi.
“Ky veprim policor nuk ka asnjë shpjegim ligjor dhe si i tillë është tejet i dyshimtë. Prandaj duhet që ndaj policëve dhe vijës komanduese të hapen hetime urgjente”, thuhet në njoftim.