Një shtetas i huaj është arrestuar në Aeroportin “Adem Jashari”.
Gjatë kontrollit, Policia njofton se ai ka prezantuar pasaportën që dyshohet se ishte e falsifikuar, shkruan Gazeta Sinjali.
Pasaporta e tij e falsifikuar është vërejtur vetëm pasi ai ka dashur të largohet nga Kosova. Nuk dihet se me çfarë dhe si ka hyrë ai në Kosovë.
Me vendim të prokurorit, shtetasi i huaj është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/