image Arrestohet një shqiptar në Itali, u kap me 138 kilogramë drogë

Siguri

Arrestohet një shqiptar në Itali, u kap me 138 kilogramë drogë

news image

Një shqiptar 45-vjeçar është arrestuar nga Policia italiane pasi është kapur me 138 kilogramë drogë.

A.B. bashkë me dy të tjerë kishin udhëtuar nga Verona për në portin Vado Ligure, për të marrë ngarkesën që vinte nga Amerika e Jugut, shkruajnë mediumet italiane.

Guarda di Finanza ra në gjurmët e tyre dhe mbante prej disa ditësh nën vëzhgim kontejnerin me kokainë, njofton abcnews.

Shqiptari me tre bashkëpunëtorët kanë tentuar të largohen me automjetin tip Audi A3. Pas një përndjekje prej disa minutash, ata braktisën automjetin me drogë por Policia arriti të kapë shqiptarin./Gazeta Sinjali/