image Arrestohet një serb i kërkuar për grabitje të armatosur, nisin procedurat për ekstradim

Drejtësi

Arrestohet një serb i kërkuar për grabitje të armatosur, nisin procedurat për ekstradim

news image

Policia e Kosovës të hënën ka arrestuar një person, serb, i cili ishte në kërkim nga autoritetet ndërkombëtare për grabitje të armatosur në një shtet tjetër, shkruan Gazeta Sinjali.

Autoritetet e Kosovës kanë nisur procedurat për ekstradim të tij.

“Policia e Kosovës gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore, në këtë fushëveprim referuar bashkëpunimit ndërkombëtarë në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, dje ka arrestuar një person të dyshuar (mashkull/serb/viti i lindjes 1977 ) i cili është në kërkim nga autoritetet ndërkombëtare dhe i cili dyshohet për kryerje të veprës penale “grabitje të armatosur” në një shtet tjetër. Me vendim të prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë, përderisa nga autoritetet e Republikës së Kosovës në proces janë procedurat për ekstradim”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Gazeta Sinjali/