image Arrestohet një qytetar i Kosovës i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Mali i Zi për vrasje

Siguri

Arrestohet një qytetar i Kosovës i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Mali i Zi për vrasje

news image

Policia e rajonit të Gjilanit ka arrestuar të dyshuarin S.J., shtetas i Kosovës, që kërkohej me urdhër ndërkombëtar nga Mali i Zi për veprat – vrasje e rëndë, dhe – themelim i organizatës kriminale.

Ndalimi i të dyshuarit është bërë gjatë patrullimit të Policisë në Gjilan.

Sipas Policisë, të gjitha veprimet dhe procedurat e mëtejme, do të ndërmerren në koordinim me njësitin për bashkëpunim ndërkombëtar ‘Fast Kosova’ nga Policia e Kosovës dhe institucionet përkatëse.

“Policia e Kosovës, njësitë patrulluese nga Stacioni Policor Gjilan me datën 24.05.2023 gjatë patrullimit në qytetin e Gjilanit deri sa ishin duke kryer detyra operacionale kanë ndalur të dyshuarin S.J. (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar serb). Gjatë verifikimit i njëjti dyshohet se është i kërkuar në bazë të një urdhër arrestit ndërkombëtar i lëshuar nga shteti i Malit të Zi për veprat penale ‘‘Vrasje e rendë’’ dhe ,,Themelim i organizatës kriminale’’. I njëjti është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Gjilan”- thuhet në njoftimin e Policisë.

/GazetaSinjali/