Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vrasje në tentativë në bashkëkryerje me një të dyshuar tjetër, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas policisë i dyshuari tjetër gjendet në arrati dhe bashkë me të arrestuarin kishin sulmuar fizikisht një personi i cili ishte duke kryer disa punë fshati.
Vrasja në tentativë, sipas raportit të policisë, kishte ndodhur më 15 mars të këtij viti.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/