image Arrestohet një person për fajde në Gjilan

Arrestohet një person për fajde në Gjilan

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për fajde në Gjilan, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka njoftuar policia, duke theksuar se pas një periudhe disa mujore të hetimeve ka arritur që të sigurojë dëshmi, të cilat e pasqyrojnë se personi i dyshuar është i përfshirë në veprën penale për fajde.

Për vlerën e parave të cilat viktima i kishte pranuar nga i dyshuari, në vlerë prej 30 mijë euro sipas marrëveshjes të dyshuarit do t’i ktheheshin 39 mijë euro.

 “Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, pas një periudhë disa mujore që nga momenti i denoncimit të incidentit, në kuadër të sigurimit të provave materiale dhe dëshmive tjera relevante, pas një pune operative/taktike hetimore, duke përfshirë edhe masat e fshehta teknike dhe të hetimit, është arritur të pasqyrojnë gjendjen faktike se një person i dyshuar ishte përfshirë në veprën penale të fajdes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës në Gjilan po ashtu ka shtuar se sipas Urdhëresës së Gjykatës kompetente, është kontrolluar shtëpia dhe objektet tjera përcjellëse pronë e të dyshuarit, me ç’rast i dyshuari (J.S.) është shoqëruar në Polici, dhe është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës i caktuar sipas detyrës zyrtare. /GazetaSinjali/