image Arrestohet një person në Zubin Potok, i konfiskohen disa armë

Siguri

Arrestohet një person në Zubin Potok, i konfiskohen disa armë

news image

Policia e Kosovës sot gjatë patrullimit preventive në tërë territorin e Republikës së Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, të cilit i ka konfiskuar disa armë në Komunën e Zubin Potok, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bën të ditur PK-ja, personi i dyshuar u ndalua në afërsi të një objekti të banimit, pasi i njëjti bënte lëvizje të dyshimta, teksa me urdhër të prokurorit kujdestar është bastisur shtëpia e të dyshuarit.

Në shtëpin e 49-vjeçarit D.R janë gjetur dhe sekuestruar:

• Një (01) pushkë M-70 me 5 fishek te llojit 30 06 PPU,

• Një (01)pushkë gjuetie e llojit Cifsan me 23 fishekë,

• Dy (02) kartela të shoqatës së gjuetarëve,

• Një (01) Radiolidhje e dorës me adapter e llojit Boafeng,

• Një (01)Brisk dhe,

• Një (01) Uniformë.

Policia tha se lidhur me rastin në fjalë është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me udhëzim të tij rasti është iniciuar në procedurë të rregullt hetimore.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës arrestoi një person të dyshuar dhe konfiskoi disa armë në Zubin Potok

Prishtinë, më 13 nëntor 2023

Njësitet policore kufitare të Policisë së Kosovës, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe parandalimit të veprave penale dhe dukurive tjera të paligjshme, po vazhdojnë me patrullime preventive në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

datën 13.11.2023 në ora 15:32, njësiti policor që po patrullonte në komunën e Zubin Potokut, në afërsi të një shtëpie ka ndaluar një person i cili paraqiste lëvizje të dyshuara.

Më urdhër të prokurorit kujdestar është bastisur shtëpia e të dyshuarit D.R., (viti i lindjes 1974) m/k, ku janë gjetur dhe sekuestruar:

• Një (01) pushkë M-70 me 5 fishek te llojit 30 06 PPU,

• Një (01)pushkë gjuetie e llojit Cifsan me 23 fishekë,

• Dy (02) kartela të shoqatës së gjuetarëve,

• Një (01) Radiolidhje e dorës me adapter e llojit Boafeng,

• Një (01)Brisk dhe,

• Një (01) Uniformë

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me udhëzim të tij rasti inicohet në procedurë të rregullt hetimore.

Policia e Kosovës do të vazhdoj të mbetet e përkushtuar në luftimin, hetimin dhe identifikimin e kryerësve të veprave penale dhe dukurive të tjera negative, me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim.

/GazetaSinjali/