Një person është arrestuar nga policia pasi që i njëjti ka sulmuar teknikun medicinal në Vushtrri.
Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar (me probleme psikike), pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht teknikun medicinal viktimën mashkull K-Shqiptar, i cili me autoambulancë kishte shkuar tek shtëpia e të dyshuarit për t’i dhënë tretman mjekësor. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas tretmanit mjekësor në QKUK – repartin e psikiatrisë, është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Sinjali/