Një person është arrestuar në Vushtrri pasi që i njëjti dyshohej për organizim të lojërave të fatit.
Njësitë policore kanë kontrolluar në një bodrum të një ndërtese dhe aty kanë vërejtur se po zhvillohen lojëra të fatit si dhe gara me qen.
Nga aty janë konfiskuar përkohësisht disa pajisje elektronike. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, dhe rasti hetohet në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/