image Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se dogji 10 hektarë pyje

Siguri

Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se dogji 10 hektarë pyje

news image

Një 51-vjeçar me inicialet R.A., është arrestuar sonte nga Policia e Kosovës, i dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme, raporton Gazeta Sinjali.

Ai dyshohet se pasditen e sotme ua ka vënë flakën 10 hektarëve pyje në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë.

51-vjeçari kishte ndezur një zjarr në pronën e tij, flakët e të cilit u përhapen dhe përfshinë një sipërfaqe prej 10 hektarë pyje.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët pas disa orësh kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin.

“Pas veprimeve hetimore, hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin, i cili dyshohet se shkaktuar ndezjen e një zjarri në pronën e tij, ku si pasojë zjarri është përhapur – shpërndarë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit, 51-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./Gazeta Sinjali/