image Arrestohet një person në Vërmicë, kontrabandonte gjashtë emigrantë

Siguri

Arrestohet një person në Vërmicë, kontrabandonte gjashtë emigrantë

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një shtetas kosovar, i cili ishte duke kontrabanduar gjashtë shtetas të huaj-emigrantë.

Sipas Policisë, rreth orës 09:00 janë vërejtur gjashtë persona që kanë zbritur nga mali dhe kanë shkuar te vetura e cila i priste.

Patrulla policore ka ndaluar drejtuesin e automjetit dhe personat që kishin zbritur nga mali në mes fshatrave Vërmicë dhe Shkozë.

Gjatë identifikimit të personave, vërehet se gjashtë nga personat e ndaluar ishin shtetas të huaj-emigrantë, kurse drejtuesi i automjetit ishte: A.J., shtetas kosovar, i cili pas intervistimit nga policia, me aktvendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/