Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një shtetas kosovar, i cili ishte duke kontrabanduar gjashtë shtetas të huaj-emigrantë.
Sipas Policisë, rreth orës 09:00 janë vërejtur gjashtë persona që kanë zbritur nga mali dhe kanë shkuar te vetura e cila i priste.
Patrulla policore ka ndaluar drejtuesin e automjetit dhe personat që kishin zbritur nga mali në mes fshatrave Vërmicë dhe Shkozë.
Gjatë identifikimit të personave, vërehet se gjashtë nga personat e ndaluar ishin shtetas të huaj-emigrantë, kurse drejtuesi i automjetit ishte: A.J., shtetas kosovar, i cili pas intervistimit nga policia, me aktvendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë.